Zyrtarizohet marrëveshja, klubi i njohur italian me pronar të ri

Futboll

Zyrtarizohet marrëveshja, klubi i njohur italian me pronar të ri

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 15:33
Zyrtarizohet marrëveshja, klubi i njohur italian me pronar të ri

Klubi i Sienës bëhet me president të ri. Klubi i njohur e cila aktualisht militon në Serinë D pas shumë borxheve të akumuluara nga vitet e mëparshme, ka zyrtarizuar presidentin e ri i cili do të jetë, Armen Gazarjan.

Këtë lajm e ka publikuar vetë klubi i Sienës me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar duke deklaruar se zëvendëspresident do të jenë Vag Oganian dhe Alesandro Beli. Bordi i ri drejtues i skuadrës që ka milituar më parë edhe në Serinë A italiane do të mbahet në 28 shkurt.

Ky takim pritet të mbahet me aksionerët e rinj të klubit për të caktuar zyrtarisht objektivat, synimet dhe buxhetin për të ardhmen.

Vlen të theksohet se klubi i Sienës trajner ka ish-sulmuesin e Milanit, Alberto Xhilardinon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat