Delegohen gjyqtarët e xhiros së 20-të në Superligë

Futboll

Delegohen gjyqtarët e xhiros së 20-të në Superligë

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 16:36
Delegohen gjyqtarët e xhiros së 20-të në Superligë

Superliga e Kosovës në futboll nuk do të humbas kohë dhe kësisoj me ndeshjet e javës së 20-të vazhdon në fundjavë.

Ndeshjet kryesore priten të zhvillohet ditën e diele ku do të ballafaqohen Ballkani – Feronikeli dhe Llapi – Gjilani.

Tashmë është bërë edhe delegimi i gjyqtarëve për xhiron e 20-të.

Në ndeshjen Ballkani – Feronikeli, drejtësinë do ta ndajë gjyqtari pejan, Gramos Shala me asistentët Fatlum Berisha, Fatlum Jashari dhe gjyqtar i katërt Genc Nuza.

Kurse, në ndeshjen Llapi – Gjilani, “bilbili” kryesor i është besuar gjyqtarit Alban Shala me asistentët Bujar Selimaj, Granit Hyseni dhe gjyqtar i katërt Vigan Ibërdemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat