Ferguson: Pata frikë mos humbas kujtesën

Futboll

Ferguson: Pata frikë mos humbas kujtesën

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 16:37
Ferguson: Pata frikë mos humbas kujtesën

Tri vite më parë fitoi betejën me hemorragjinë cerebrale dhe sot Sër Aleks Ferguson tregon frikën më të madhe që pati pas goditjes që pësoi në vitin 2018-të, e cila fatmirësisht sot nuk i ka lënë asnjë pasojë, shkruan panoramasport. 

“Humbja e kujtesës ishte frika ime më e madhe pasi pësova hemorragjinë cerebrale në vitin 2018”, tregon ish-trajneri legjendar i Mançester Junajtid, i cili u tërhoq nga trajningu në vitin 2013.

Për nder të teknikut 79-vjeçar po realizohet një dokumentar, i cili përmbledh gjithë jetën e tij. Ai është xhiruar gjatë kohës që ai po riaftësohej pas goditjes cerebrale.

Skocezi rrëfen disa nga kujtimet më të rëndësishme të jetës së tij, si brenda botës së futbollit ashtu edhe jashtë saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat