Ferdinand i bindur: Haaland dhe Mbappe janë pasardhësit e Messit dhe Ronaldos

Futboll

Ferdinand i bindur: Haaland dhe Mbappe janë pasardhësit e Messit dhe Ronaldos

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 16:56
Ferdinand i bindur: Haaland dhe Mbappe janë pasardhësit e Messit dhe Ronaldos

Ish-mbrojtësi i Manchester Utd, Rio Ferdinand është i bindur se pas rivalitetit Mesi-CR7, bota e futbollit do të shijojë sërish një rivalitet të bukur dhe që do të zgjasë për shumë vite.

Fjala është për Haaland dhe Mbappe, të cilët në Champions League treguan se janë e tashmja dhe e ardhmja e futbollit, duke eklipsuar pikërisht Ronaldon dhe Messin.

Ferdinand thekson se ka nisur ndryshimi i gjeneratës.

“Mbape vendosi në hije Mesin dhe Haland vendosi në hije Ronaldon në një mbrëmje që të dy luanin njëkohësisht. Ky është ndryshimi i gjeneratave.

Mund të jetë fillimi i një rivaliteti të ri që do të zgjasë për 10 vite. Pyesnim prej kohësh se çfarë do të kishte pas Ronaldos dhe Messit, atëherë Haaland dhe Mbappe mund të jenë përgjigja”, u shpreh Ferdinand.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat