Nëse Teuta në fund të kësaj serie del me të paktën 7 pikë...

Futboll

Nëse Teuta në fund të kësaj serie del me të paktën 7 pikë...

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 18:07
Nëse Teuta në fund të kësaj serie del me të paktën 7 pikë...

Dy fitoret e njëpasnjëshme pa pësuar gol dhe duke shënuar tre duket se deri diku i kanë qetësuar valët e Adriatikut në Durrës. Teuta vijon të ketë si objektiv titullin kampion. Skuadra në fillim të sezonit u përforcua duke patur si synim të vetmin trofe që nuk fitoi dot edicionin e shkuar, ku ia doli të merrte Kupën dhe Superkupën.

Është momenti kur “Djemtë e Detit” duhet vërtet të tregojnë nëse e kanë stofin për të qenë një skuadër e denjë për kurorë. Kalendari do t’i vendosë përballë tri skuadrave me vlera, Tiranës kampione, Kukësit dhe Vllaznisë kryesuese.

Nëse Teuta në fund të kësaj serie del me të paktën 7 pikë, atëherë mund të jetë shumë pranë kreut të renditjes.

Ka qenë një sezon me luhatje për ekipin e drejtuar nga Edi Martini. Faza mbrojtëse ka funksionuar thuajse në përsosmëri, sepse jo më kot Teuta ka mbrojtjen më të mire. Faza sulmuese është ajo që ka çaluar dhe duhet përmirësuar.

Ngjitja e një majë të vështirë nis nga sfida ndaj kampionëve në fuqi, kundër një Tirane, ndaj së cilës Teuta ka fituar 4 ndeshje dhe ka barazuar 1 në 5 duelet e fundit. Ka ardhur momenti që “Djemtë e Detit” të tregojnë muskujt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat