Hauge kujton herën e parë në San Siro

Futboll

Hauge kujton herën e parë në San Siro

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 19:01
Hauge kujton herën e parë në San Siro

Në një intervistë të dhënë për CBS Sport, Jens Petter Hauge, ka folur për aventurën e tij të Milan-i. Duke filluar nga ndeshja në Europa League kundër kuqezinjve, që i ka hapur rrugën transferimit të norvegjezit në Milano.

“Mbaj mend ditët para ndeshjes, isha shumë i përqendruar dhe doja të bëja mirë sepse e di si funksionon në futboll dhe një ndeshje mund të të hapë shumë rrugë”, ka thënë Hauge.

“Jam përgatitur mirë dhe mbrëmjen para ndeshjes, duke folur me shokun tim të ngushtë dhe kapitenin e skuadrës, kam thënë sesa i madh ishte Milan-i”.

“Herën e parë që kam hyrë në San Siro kam parë përreth dhe kam qenë shumë i gëzuar. Mendoja se mund të ishte një vend i bukur për të luajtur”.

Në lidhje me miqësinë me Haaland: “Falsim shumë. Më donte një klub belg, por ai më tha ta refuzoja ofertën dhe të prisja një më të mirë”.

“Më ka thënë: ‘Do të shkojë gjithçka mirë. Nuk do të jetë e lehtë të luash për Milan-in, do të duhet të punosh shumë dhe të mësosh gjuhën, por mendoj se gjërat do të shkojnë mirë’. Dhe tani jam shumë i kënaqur që kam zgjedhur kuqezinjtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat