Bruno Fernandes: Rezultat i mirë, duam të fitojmë trofe

Futboll

Bruno Fernandes: Rezultat i mirë, duam të fitojmë trofe

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 22:44
Bruno Fernandes

Lojtari i ndeshjes në duelin Real Sociedad  – Manchester United, Bruno Fernandes është shprehur i kënaqur me fitoren e thellë të skuadrës.

Fernandes ishte protagonisti kryesor i ndeshjes duke shënuar dy gola dhe duke asistuar një tjetër.

Portugezi deklaroi se golat janë të rëndësishëm, por qëllimi i tij është të ndihmojë skuadrën dhe të fitojë trofe.

“Rezultati normalisht, ne duam të fitojmë të gjitha ndeshjet por kemi edhe një ndeshje për të zhvilluar dhe për të avancuar tutje”, tha ai.

“Duam të fitojmë prap, e dimë që 4-0 është rezultat i mirë, por duhet të jemi vigjilent për atë çfarë Real Sociedad mund të bëjë”, tha Fernandes.

Fernandes ka shënuar 21 gola deri tani në të gjitha garat.

“Jo, qëllimi im është që të shënoj gola sa më shumë dhe të ndihmojë skuadrën, por qëllimi im i vërtetë është të fitoj trofe me skuadrën”, përfundoi Bruno Fernandes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat