Mbrëmje e keqe për Rrahmanin dhe Napolin

Futboll

Mbrëmje e keqe për Rrahmanin dhe Napolin

Nga: Kemajl Goca Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 22:56
Mbrëmje e keqe për Rrahmanin dhe Napolin

Skuadra spanjolle Granada ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e parë dhe e bën hapin e parë drejt të tetës së finales së Europa League në futboll.

Dy gola të shpejtë dhe për 21 minuta ishin fatal për ekipin e Napolit. 

Herrera shënon në minutën e 19-të dhe Kenedy në atë të 21-tën.

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, u paraqit titullar për Napolin por nuk iu shkoi ashtu si planifikuan.

Napolin e pret punë e vështirë në takimin ne kthimit për të përmbysur këtë rezultat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat