Vllaznia e Tirana më të penalizuarat

Futboll

Vllaznia e Tirana më të penalizuarat

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 11:38
Vllaznia e Tirana më të penalizuarat

Nëntë futbollistë të pezulluar për javën e 20-të të Kategorisë Superiore. Kyrian Nwabueze dhe Xhoi Carkanji janë dy prej të ndëshkuarve me kartonë të kuq pas sherrit në sfidën Bylisi-Laçi. Ata janë pezulluar me 10 ndeshje nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës.

Ndryshe situata për Melos Bajrami të Skënderbeut, i cili në ndeshjen me Teutën mori karton të kuq pas dy të verdhëve. Ai humbet duelin me Vllazninë, skuadër që në Korçë shkon me tre lojtarë të pezulluar prej kartonëve të verdhë.

Eni Imami, Aleksandar Isaevksi dhe Demir Imeri numërojnë nga katër kartonë të verdhë dhe nuk mund të japin kontributin e tyre të dielën kundër Skënderbeut. Një tjetër skuadër që do të ketë mungesa është edhe Tirana.

Dy lojtarë të bardhebluve duhet të shlyejnë pezullimin prej të verdhëve kundër Teutës. Njëri është Filip Najdovksi, titullar i rëndësishëm i bardhebluve. Richard Danso gjithashtu nuk mund të luajë këtë javë, sikurse edhe Bruno Lulaj i Kukësit, në ndeshjen ndaj Partizanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat