Aubameyang: Ne merituam një rezultat më të mirë

Futboll

Aubameyang: Ne merituam një rezultat më të mirë

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 13:37
Aubameyang: Ne merituam një rezultat më të mirë

Arsenali barazoi me Benfican në kuadër të Ligës së Evropës me rezultat 1-1.

Pas ndeshjes, kapiteni i skuadrës Pierre Emerick-Aubameyang reagoi duke postuar një foto në llogarinë e tij në twitter.

Ai ndjehet fajtor pasi skuadra e tij nuk arriti që të marrë një rezultat më të mirë nga kjo ndeshje.

“Ne merituam një rezultat më të mirë dhe unë duhet të shënoja më shumë gola sot. Kemi akoma një ndeshje tjetër”, tha ai.

Gjithashtu, Aubameyang lavdëroi edhe sulmuesin e ri të Arsenalit, Bukayo Saka, i cili shënoi golin e barazimit.

Të enjten tjetër, më 25 shkurt do të luhet edhe ndeshja e kthimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat