Më në fund "Elbasan Arena" është gati

Futboll

Më në fund "Elbasan Arena" është gati

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 14:00
Më në fund "Elbasan Arena" është gati

Pas më shumë se dy javësh, stadiumi “Elbasan Arena” është gati për të mirëpritur në fushë lojtarët.

Stadiumi qëndron i mbyllur, sepse fusha ka qenë e rënduar pas zhvillimit të ndeshjeve thuajse çdo 3-4 ditë nga Kukësi dhe Partizani, që këtë sezon kanë zgjedhur këtë impiant si shtëpinë e tyre.

FSHF është institucioni që administron prej vitesh stadiumin, teksa menjëherë pas zhvillimit të takimit Partizani-Vllaznia më 31 janar, urdhëroi që impianti të mbyllej dhe punëtorët të ndërhynin në fushë për ta rikthyer në gjendjen e mëparshme.

Këto dy javë kanë shërbyer për përmirësimin e fushës dhe mësohet se të dielën në orën 16:00 kur do të luhet kryendeshja e javës së 20-të, Kukësi-Partizani, fusha do të jetë në nivelin më të mirë të mundshëm. Aktualisht tapeti i “Elbasan Arena” është më i miri në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat