Skënderbeu me Mensah ndaj Vllaznisë

Futboll

Skënderbeu me Mensah ndaj Vllaznisë

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 16:46
Skënderbeu me Mensah ndaj Vllaznisë

Skënderbeu është një nga të panjohurat e këtij sezoni, me korçarët që po ndjejnë ethet e temperaturave të ulëta që prodhon vendi i fundit në klasifikim. Korçarët janë në pritje të fitores së tretë sezonale, me suksesin që mungon prej sfidës së fundit të 2020-ës ndaj Bylisit në shtëpi.

Pikërisht në stadiumin e tyre, këtë të diel do të përballen me të parën e klasës, Vllazninë kryesuese që kërkon të ruajë pozitat e veta. Ardhja e Migen Memellit në krye të skuadrës ende nuk ka reflektuar në rrugëtimin e bardhekuqve, të cilët janë mundur në dy sfidat e para nën drejtimin e pogradecarit.

Megjithatë ndaj Teutës edhe pse me shumë mungesa u pa një lojë e mirë, sidomos në pjesën e dytë, ndërkohë që ekipi kishte mungesa të shumta. Ndaj Vllaznisë rikthehet sulmuesi kryesor Alfred Mensah, që mungoi për arsye kartonësh ndaj Teutës, ndërkohë që kartoni i kuq i marrë në fundin e sfidës ndaj “djemve të detit” bën që mbrojtësi Melos Bajrami të jetë mungesa e vetme për duelin ndaj shkodranëve.

Ajo që Skënderbeu duhet të ndryshojë në ecurinë e tij është goli, që ka munguar në 3 ndeshjet e fundit ku kundërshtarët kanë qenë të një niveli të lartë. Nëse Skënderbeu kërkon të arrijë zonën Play Out, duhet të përfitojë nga kalendari, pasi ndeshja në shtëpi me Vllazninë pasohet nga transferta në Ballsh me një kundërshtar direkt dhe pret më pas Kastriotin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat