Mesazhi i Zhang shqetëson zikaltrit

Futboll

Mesazhi i Zhang shqetëson zikaltrit

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 16:46
Mesazhi i Zhang shqetëson zikaltrit

Ndërkohë që djali i tij Steven Zhang po kërkon një financim prej 200 milionë eurosh për të respektuar skadimin e datave të pagesave të Interit, me UEFA-n dhe Federatën Italiane të Futbollit, babai i tij Jindong, pronar i Suning, që nga Nankini në Kinë foli për mbi 100 mijë punonjësit e kompanisë që do të rikthehen në punë pas pushimeve për Vitin e Ri kinez.

“Duhet të përqendrojmë forcat tona në objektivin tonë kryesor, të heqim ato që janë sipërfaqësore dhe të ripërcaktojmë strategjinë, – shpjegoi Jindong në një mesazh që duhej të mbetej konfidencial brenda punonjësve të kompanisë, duke shtuar, – Do të përqendrohemi totalisht në tregtinë e detajuar dhe do të mbyllim ose do të reduktojmë aktivitetet që nuk kanë një rëndësi thelbësore për tregtinë pa asnjë hezitim”.

Një deklaratë kjo që mund të shpjegohet në disa këndvështrime, pasi janë fjalë që mund të shqetësojnë tifozët zikaltër. Interi i nxjerrë në shitje prej disa muajsh, mund të rezultojë një ndër aktivitetet e parëndësishme dhe Zhang ka qenë i qartë, stop investimeve në këto sektorë.

Diktat që zikaltërit e kanë përjetuar në sesionin e fundit të merkatos dhe tani situata mund të bëhet edhe më shqetësuese, edhe pse burime brenda klubit e interpretojnë me një lexim pozitiv, duke qenë se biznesi Inter është specifik, i lidhur edhe me një pasion dhe hyn në planet e marketingut, duke qenë se klubi është një urë e aktiviteteve të Suning mes Kinës dhe Perëndimit. Gjithsesi do të jenë muajt e ardhshëm ata që do të tregojnë me qartësi gjithçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat