Çudi, me kë pritet të këndojë Ibrahimoviç

Futboll

Çudi, me kë pritet të këndojë Ibrahimoviç

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 16:51
Çudi, me kë pritet të këndojë Ibrahimoviç

Festivali Sanremo 2021 do të transmetohet në Rai Uno nga data 2 deri në 6 mars, ndërkohë që akoma po zhvillohen përgatitjet për mbarëvajtjen e tij gjatë kësaj periudhe.

Amadeus konfirmoi në një konferencë shtypi se Zlatan Ibrahimoviç do të jetë i pranishëm në të pesë mbrëmjet e festivalit të muzikës, pavarësisht nga polemikat dhe kritikat e javëve të fundit.

Mesa duket, surprizat për zhvillimin e Sanremos dhe pjesëmarrësit në këtë festival nuk kanë fund.

Nga mediat italiane bëhet e ditur që pjesë e festivalit do të jenë dhe Zlatan Ibrahimoviç e Mihajloviç, të cilët, siç thuhet, do të këndojnë së bashku.

Ky lajm akoma nuk është bërë zyrtar dhe as është konfirmuar, por mësohet se brenda një kohe shumë të shkurtër do vijë aprovimi për zërat e përhapur.

Nga ana tjetër, tifozët e Bolonjës mund të jenë të sigurt sepse Mihajlloviq do të jetë i pranishëm në skenën e Sanremos vetëm në një mbrëmje, ndërsa kampioni suedez do të jetë mysafir i rregullt për të gjithë festivalin.

Është e ditur tashmë se midis Zlatan Ibrahimoviç e Mihajlloviq ka pasur një miqësi të madhe për vite me rradhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat