Ofertë e çmendur, 500 milionë euro

Futboll

Ofertë e çmendur, 500 milionë euro

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 17:18
Ofertë e çmendur, 500 milionë euro

Pesëqind milionë euro. Kjo është oferta që Manchester City duket se ka gati për Lionel Messi-n.

Sipas The Sun, klubi anglez e ka ulur me 196 milionë euro ofertën që i ka bërë gjashtë muaj më parë yllit të Barçës për shkak të krizës ekonomike dhe moshës së Messi-t, i cili do të mbushë 34 vjeç në qershor.

Kontrata do të jetë prej pesë sezonesh: dy në Angli (me një të tretë me zgjedhje) dhe dy të fundit te New York City.

Ndër të tjera, argjentinasit do t’i jepet mundësia që të luajë në Indi ose Emiratet e Bashkuara ose të mbulojë detyrën e ambasadorit për City Football Group për tetë vite të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat