City po bën gati ofertën e fundit për Messin, 1.15 milionë euro në javë për dy vite

Futboll

City po bën gati ofertën e fundit për Messin, 1.15 milionë euro në javë për dy vite

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 17:24
Lionel Messi

Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të përfolura në të gjitha mediat e sportit në botë.

Fjala është për të ardhmen e Messit, e cila pritet të mësohet shumë shpejtë.

Barcelona po mendon ta bindë argjentinasin të qëndrojë edhe më tutje në “Camp Nou”, ndërsa në anën tjetër klubet e interesuara për të veçse po i bëjnë gati ofertat finale.

Një e tillë është edhe ajo e Manchester Cityt. Nënkampioni anglez llogaritet si favoriti kryesor për të nënshkruar me yllin 33 vjeçar.

Siç shkruan “The Sun”, Manchester City planifikon që për dy vite ta paguajë Messin afro 1.15 milionë euro në javë, pra diçka më tepër se 4 milionë sosh në muaj dhe afro 50 në vit.

Gjithsesi, kjo shumë do të rritej vazhdimisht me kohën dhe do të vazhdonte me një tjetër klub që është në pronësi të sheikëve, ndërsa në fund parashihet një post si ambasador i sportit.

Gjithsesi, vera pritet të jetë vendimtare sa i përket të ardhmes së “El Mesiah”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat