Scholes me fjalë të mëdha për Amad Diallo i cili debutoi me Manchester Unitedin

Futboll

Scholes me fjalë të mëdha për Amad Diallo i cili debutoi me Manchester Unitedin

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 17:48
Amad Diallo

Manchester United ka fituar me rezultat të thellë 4-0 si mysafir i Real Sociedad, ndërsa në minutat e fundit vëmendjen e mori blerja më e re e ‘Djajve të Kuq”, talenti 18-vjeçar Amad Diallo.

Lojtar u ble nga Atalanta që në tetor, ndërsa Diallo iu bashkua skuadrës së Ole Gunnar Solskjaer në muajin dhjetor.

Ai ka luajtur kryesisht për të rinjtë dhe ekipin U23, ndërsa mbrëmë u fut në lojë në minutën e 83-të.

Sulmuesit nga bregu i Fildishtë i mjaftuan vetëm 12 minuta në fushë për të përmbyllur me sukses të tre driblimet e provuara, gjë që nuk e bëri asnjë sulmues gjatë gjithë ndeshjes.

Debutimi i tij ra në sy edhe të legjendës së Manchester United, mesfushorit Paul Scholes.

“Duket një lojtar shumë i talentuar, pasi e kam ndjekur edhe te Manchester United U23. Ka një nivel shumë të lartë teknik dhe një të majtë të fortë, ndaj i duhet dhënë pak kohë për të parë më të mirën prej tij”, ka thënë Scholes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat