Vllaznia para sfidës së madhe

Futboll

Vllaznia para sfidës së madhe

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 18:40
Vllaznia para sfidës së madhe

Vllaznia në Korçë do të ketë mungesatë rëndësishme të lojtarëve titullarë.

Në fakt, kanë rrezikuar shumë nga dëmtimet, sidomos Mevlan Adili si dhe Ardit Krymi. Por, që të dy do të jenë në transfertën delikate me korçarët, ku shkodranët do të synojnë që të mos ndalen.

Ndërkohë që në Korçë do të mungojnë katër lojtarë, Imami e Isaevski në mbrojtje si dhe Demir Imeri e Herald Marku në mesfushë, praktikisht katër lojtarë mjaft të spilkatur në këtë edicion në Shkodër dhe që kanë dhënë kontributin e tyre maksimal, që skuadra kuqbelu ka qenë deri më tani në vendin e parë për pjesnë më të madhe të sezonit.

Alternativat nuk mungojnë, ndërsa në linjën e majtë pritet që të nisë nga minuta e parë mallakastrioti Nertil Hoxhaj, por ndoshta edhe Tim Brdariç në mbrojtje, djali i trajnerit, apo dhe në mesfushë mund të ketë vend për Kaleziç apo dhe brazilianin Da Silva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat