Flick: Po bëjnë një punë të pabesueshme

Futboll

Flick: Po bëjnë një punë të pabesueshme

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 19:43
Flick: Po bëjnë një punë të pabesueshme

Hansi Flick ka analizuar situatën e Bayern-it të tij në konferencën për shtyp të zhvilluar në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Eintracht Frankfurt.

“Mendoj se Jerome Boateng do të jetë gati, ashtu si Javi Martinez dhe Goretzka. Luajmë futboll për ndeshje si kjo me Eintracht, klube ku Bobic dhe Hutter po bëjnë një punë të pabesueshme”, ka thënë Flick.

Trajneri i bavarezëve ka komentuar edhe dëmtimin e rëndë të pësuar nga Tolisso, i cili është operuar pas dëmtimit të pësuar në kofshën e majtë:

“Kam folur, dëmtimi i tij ka qenë një lajm i keq dhe më vjen shumë keq. Corentin Tolisso ka treguar gjithë cilësinë e tij, jam më se i bindur për karakateristikat e tij”.

“I duhej pak ritëm dhe do ta kishte patur tani. Shpresoj që të shkojë gjithçka mirë dhe mund të kthehet shpejt”, ka përfunduar Flick.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat