Arsenal-Manchester City - supersfida e javës

Futboll

Arsenal-Manchester City - supersfida e javës

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 20:49
Arsenal-Manchester City - supersfida e javës

Arsenal-Manchester City është supersfida e javës së 25-të në Premier League.

“Topçinjtë” presin ekipin kryesues në Londër të dielën (21 shkurt, 17:30), që vjen nga 17 fitore radhazi në të gjithë kompeticionet.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta e njeh mirë potencialin e ekipit kundërshtar, pasi ka punuar si ndihmës i Guardiolës te “Cityzens”, skuadër të cilën e cilëson si më të mirën në Evropë në konferencën për shtypin.

“Na pret një sfidë e madhe dhe e vështirë ndaj Cityt, por në të njëjtën kohë edhe shumë emocionuese. Futbolli që ata po luajnë dhe qëndrueshmëria e rezultateve pozitive, i bëjnë skuadrën më të mirë në Evropë.

Sigurisht që kanë pika të dobëta, njësoj si çdo skuadër tjetër, por ekipet po vuajnë kundër tyre, edhe prej faktit që City ka një mbrojtje të fortë, tepër të fortë. Për momentin nuk ka ekip më të mirë se City”, deklaroi trajneri spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat