Zidane e konfirmon: Benzema nuk do të jetë nesër

Futboll

Zidane e konfirmon: Benzema nuk do të jetë nesër

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 00:55
Zidane dhe Benzema

Real Madridi gjatë ditës së sotme ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për takimin e nesërm kundër Valladolidit.

Gjashtë nga lojtarët e ftuar janë nga skuadra B, respektivisht Castilla, siç e njohin në Spanjë, por aty vërehet mungesa e Benzemas

Këtë e ka pranuar edhe Zinedine Zidane. Tekniku francez, në vigjilie të ndeshjes së fundjavës ka deklaruar se sulmuesi nuk është i gatshëm për lojë, për shkak të disa problemeve.

“Karim nuk do të jetë me ne nesër, ai ka një bezdisje dhe ka diçka. Si gjithmonë, ndodhi dje dhe nesër nuk do jetë i gatshëm por pastaj do shohim.

Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm veçanërisht Karim, ai është i lënduar dhe nuk mund të paraqitet. Duhet te mendojmë në aspektin se si do të mund të rikthejmë Benzeman dhe lojtarët e tjerë pa i dëmtuar”, tha ndër të tjera Zidane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat