Donnarumma: Shpresoj që derbi të vendoset nga Ibrahimovic

Futboll

Donnarumma: Shpresoj që derbi të vendoset nga Ibrahimovic

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 09:42
Donnarumma dhe Ibrahimovic

Milani dhe Interi do të përballen në derbin e radhës “Della Madonnina”, pak javë pas atij të luajtur në “Coppa ITalia”, ku fituan zikaltërit.

Këta të fundit momentalisht qëndrojnë në krye të renditjes tabelare me një pikë më pak sesa rivali lokal, me nesër që pritet të jetë një sfidë tejet vendimtare, për secilën palë.

Serie A tashmë ka hyrë në fazën më të nxehtë të kampionatit, kurse po bëjnë maksimumin që të pozicionohen më së miri.

Ndërkaq, lidhur me derbin e nesërm ka folur edhe portieri i Rossonerëve, Giggio Donnarumma. 21 vjeçari, në vigjilie të derbit, në një prononcim për mediat italiane ka thënë se komplet skuadra është entuziaste për duelin e së dielës, ndërsa ai personalisht shpreson që Ibra ta vendosë takimin.

“Jemi të gjithë entuziastë, do të tentojmë të zhvillojmë një ndeshje të madhe për të marrë rezultatin që duam. Shpresoj që derbin ta vendosë Ibrahimovic”, ka thënë ndër të tjera gardiani kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat