Zbulohet telefonata e drejtorit sportiv të Fenerbahces, Vedat Muriqi mund të rikthehet

Futboll

Zbulohet telefonata e drejtorit sportiv të Fenerbahces, Vedat Muriqi mund të rikthehet

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 11:44
Zbulohet telefonata e drejtorit sportiv të Fenerbahces, Vedat Muriqi mund të rikthehet

Fenerbahçe assesi ta harrojë sulmuesin shqiptar, Vedat Muriqi.

Drejtori sportiv i Fenerbahçes, Emre Belozoglu ka telefonuar Muriqin një ditë më parë.

Tashmë kanë dalur detajet e bisedës së 41-vjeçarit me futbollistin e Kosovës.

Sipas mediave turke, Belozoglu e ka pyetur Muriqin për pozicionin e tij të fundit në skuadër dhe i ka thënë:

“Nëse largoheni nga Lazio, dera jonë është e hapur për ju”.

Ndryshe, Muriqi u transferua te Lazio në verën e vitit të kaluar nga Fenerbahçe, por që ende nuk e ka gjetur formën optimale.

Muriqi u transferua te Lazio për 18.5 milionë euro, por lëndimet e tij të shpeshta dhe ambientimi nuk kanë shkuar mirë për prizrenasin.

Në rast të largimit nga Lazio, Muriqi do të ishte i mirëpritur te Fenerbahçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat