Ndeshja me Tiranën, drejtuesit e Teutës marrin vendimin e prerë

Futboll

Ndeshja me Tiranën, drejtuesit e Teutës marrin vendimin e prerë

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 12:03
Ndeshja me Tiranën, drejtuesit e Teutës marrin vendimin e prerë

Klubi i Teutës ka vendosur heshtje për shtyp para ndeshjes me Tiranën.

Që të enjten skuadra është mbajtur si në karantinë, ndërsa në seancën e fundit gjithçka ka qenë me dyer të mbyllura, madje nuk janë lejuar as kamerat për të filmuar.

Dy fitoret e fundit ndoshta e kanë bërë euforike situatën në kampin durrsak, prandaj dje drejtuesit menduan që jo vetëm lojtarët, por edhe trajneri Edi Martini të mos dilte në konferencën që organizohet, gjithnjë, ditë para ndeshjeve.

Vendimi i klubit blu ka qenë i prerë, ndërsa kjo heshtje do të zgjasë deri në përfundim të ndeshjes ndaj Tiranës. Atmosfera në skuadër është optimiste, teksa të gjithë besojnë se sot do të dalin me tri pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat