Liverpooli synon transferimin e yllit të Sevillas

Futboll

Liverpooli synon transferimin e yllit të Sevillas

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 12:15
Liverpooli synon transferimin e yllit të Sevillas

Liverpooli nuk ka arritur këtë edicion të jetë ajo skuadër e frikshme në Ligën Premier.

Kampioni në fuqi i Anglisë ka mbetur mbrapa luftës për titull dhe për stinorin e ri priten ndryshime të mëdha në Anfield.

Kjo edhe për faktin se The Reds këtë vit janë përballur me lëndime të shumta kryesisht në repartin e mbrojtjes.

Jurgen Klopp besohet se do të bëjë ndryshime të mëdha, ku pritet largimi i disa futbollistëve dhe freskimi me lojtar të rinj në të gjitha repartet.

Sa i përket repartit ofensivë, The Reds janë duke monitoruar sulmuesin argjentinas të Sevillës, Lucas Ocampos.

26-vjeçari që luan në pozitën e sulmuesit anësorë ka shkëlqyer si edicionin e kaluar ashtu edhe këtë edicion, duke shënuar shtatë gola e duke asistuar në katër të tjerë.

Mediat në Angli kanë raportuar se Liverpooli është gati të shpenzojë rreth 45 milionë euro për afrimin e lojtarit në verë.

Gjithsesi në garë për të mbeten edhe skuadra të tjera si Real Madrid e Borussia Dortmund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat