Derbi në Superiore

Futboll

Derbi në Superiore

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 12:20
Derbi në Superiore

Ora e së vërtetës për të dyja skuadrat, Apoloninë dhe Bylisin, që do të provojnë “muskujt” kësaj të shtune në “Loni Papuçiu”. Vetëm 1 pikë është kufiri ndarës mes tyre, limit që fierakët duan ta thellojnë në +4, ndërsa mallakastriotët t’i parakalojnë në +2.

Sfidë e hapur dhe enigmatike, që zbardhet veç në fund të 90′ të radhës, ku duket se të dyja skuadrat janë karikuar maksimalisht për të marrë maksimumin.

Luhet në Fier, ndaj Apolonia synon të tregojë se është në “tempullin” e vet, ndërsa, nga ana tjetër, Bylisi e sheh Apoloninë si qasjen e rikthimit te fitorja e munguar prej javësh. Sfidë dilematike gjer në përfundim të ndeshjes, që mban gjallë interesin sportiv publik, jo vetëm të tifozëve të ekipeve përkatëse.

Shumë makina tifozësh pritet të udhëtojnë nga Ballshi drejt Fierit, me shpresën se do të gjejnë një kënd shikimi diku jashtë stadiumit, ndërkohë që sportdashësit fierakë do të shfrytëzojnë në maksimum aksesin e tarracave dhe ballkoneve të ndërtesave rreth e rrotull stadiumit. Tifozëri e zjarrtë në kohë pandemie. Kjo është situata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat