Southampton – Chelsea, publikohen formacionet zyrtare

Futboll

Southampton – Chelsea, publikohen formacionet zyrtare

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 13:19
Southampton – Chelsea, publikohen formacionet zyrtare

Chelsea do të shikojë të gjejë fitoren e gjashtë radhazi në të gjitha garat, ku e vazhdojnë kampanjën e Premier Ligës sot si mysafirë të Southampton-it.

“Blutë” kanë arritur të arkëtojnë 12 pikë në katër ndeshjet e fundit, duke lëvizur në pozitën e katërt në tabelë, ndërsa Southampton ka zbritur në vendin e 13-të, pas gjashtë humbjeve rresht.

Për skuadrën e Southampton sot nuk do të arrijnë të paraqiten Kyle Walker-Peters, Ibrahima Diallo, Theo Walcott, Michael Obafemi dhe William Smallbone, ka konfirmuar vetë trajneri Ralph Hasenhuttl.

Formacioni startues i Southamptonit: McCarthy, Djenepo, Bednarek, Salisu, Vesterngaard Bertrand, Romeu, Ward-Prowse, Minamino, Redmond, Ings.

Formacioni startues i Chelseat: Mendy, Azpilicueta, Rudiger, Zouma, James, Kovacic, Kante, Alonso, Mount, Abraham, Werner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat