Klopp: Nuk e kuptoj pse ndodh një gjë e tillë me Salah

Futboll

Klopp: Nuk e kuptoj pse ndodh një gjë e tillë me Salah

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 13:22
Klopp: Nuk e kuptoj pse ndodh një gjë e tillë me Salah

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, nuk di ta shpjegojë mungesën e vlerësimit kundrejt Mohamed Salah.

Egjiptiani ka shënuar 24 gola në këtë sezon me Të Kuqtë, por duket se kjo nuk mjafton.

“Nuk duhet të më pyesni mua nëse ai vlerësohet ose jo. Do të ishte e çuditshme dhe e pashpjegueshme nëse nuk vlerësohet. Sigurisht, ne e vlerësojmë shumë brenda skuadrës për gjithë gjërat që bën”, ka thënë Klopp.

“Ai bëri një paraqitje të jashtëzakonshme kundër Leipzig. Ka të gjithë respektin tonë. Nëse dikush nuk i jep respektin që meriton, duhet të pyesë veten pse e bën këtë”.

“Shifrat dhe paraqitjet e tij nuk mund të jenë arsyeja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat