Dëmtimet shqetësojnë Pirlon

Futboll

Dëmtimet shqetësojnë Pirlon

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 15:59
Dëmtimet shqetësojnë Pirlon

Dukej sikur çdo gjë po shkonte më së miri për Juventusin në këtë fillim viti, por disa dëmtime radhazi komplikuan jo pak punën e trajnerit Andrea Pirlo dhe tani bardhezinjtë i janë larguar kreut e rrezikojnë seriozisht eliminimin edhe nga Champions.

Kështu Arthur, Cuadrado, Bonucci e Chiellini janë ata që shqetësojnë më shumë teknikun bardhezi, pasi pritet të mungojnë edhe të hënën në mbrëmje në sfidën me Crotonen, ndërsa Pirlo shpreson që t’i ketë gati për ndeshjen e kthimit ndaj portugezëve të Portos.

Më larg rikuperimit duket braziliani Arthur, që ka një problem muskulor dhe vijon të qëndrojë pushim prej thuajse dy javësh, ndërsa lajm i mirë për Pirlon është se ka rikuperuar sulmuesin Paulo Dybala.

Në një moment kur skuadra prodhon shumë pak në fushën e lojës, duket se sulmuesi argjentinas do të jetë një forcë më shumë, pasi dihen vlerat e tij në pozicionin e fantazistit, ndaj Pirlo ka planifikuar t’i japë disa minuta Dybalës në ndeshjen ndaj Crotones.

Edhe këtë herë synimi është i qartë, rikuperimi plotësisht i argjentinasit për ndeshjen ndaj Portos, ku bardhezinjtë do të provojnë të përmbysin humbjen 2-1 në Portugali dhe të vijojnë më tej në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat