Arsene Wenger thotë se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë nevojë për bashkëlojtarë më të mirë

Futboll

Arsene Wenger thotë se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë nevojë për bashkëlojtarë më të mirë

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 16:43
Arsene Wenger

Trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi nuk kanë bashkëlojtarët e duhru aktualisht.

Juventusi pësoi humbje 2-1 ndaj Portos në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, derisa Barcelona u demolua në Camp Nou nga Paris Saint-Germain me rezultat 4-1.

Wenger mendon se Messi dhe Ronaldo kanë nevojë për bashkëlojtarë më të mirë, për të rishfaqur formën e tyre më të lartë.

“Është një problem që [Juve] po mbështetet vetëm te Ronaldo” ka thënë francezi.

“Është e njëjta gjë për Messin. Nëse skuadra varet shumë nga Messi, kjo është për shkak se lojtarët përreth tij nuk janë mjaft të mirë”.

“Të dy skuadrat duhet të investojnë në lojtarë që janë afër talentit të Messit dhe Ronaldo për të pasur suksese”, ka shtuar më tej Wenger.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat