Cikalleshi heroi i Konyasporit, realizon dy gola për katër minuta

Futboll

Cikalleshi heroi i Konyasporit, realizon dy gola për katër minuta

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 17:07
Cikalleshi heroi i Konyasporit, realizon dy gola për katër minuta

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi ka qenë protagonisti kryesor në fitoren e Konyasporit në udhëtim te Yeni Malatyaspori.

Në takimin e javës së 26-të kampionale, Konyaspori fitoi 2:3 te Malatyaspori.

Ishin vendasit që mbyllën pjesën e parë me shifrat 2:0 duke menduar se ka përfunduar gjithçka.

Rikthimin e madh mysafirët e nisën në minutën e 72-të kur realizoi Diomande.

Pjesa tjetër ishte për sulmuesin “kuqezi” që arriti të realizonte dy herë brenda katër minutave për ta përmbysur Yeni Malatyasporin.

Dhjetë minuta para fundit, Cikalleshi barazoi shifrat, kurse golin e tretë e shënoi në të 84-të për t’ia siguruar pikët e plota skuadrës së tij.

Në këtë takim luajti nga minuta e 74-të edhe Zymer Bytyqi për mysafirët.

Ndërkaq për nikoqirët nuk luajti asnjë minutë Jetmir Topalli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat