Conte ironizon me shkuarjen e Ibras në Sanremo: Nesër Lukaku do këndojë në San Siro

Futboll

Conte ironizon me shkuarjen e Ibras në Sanremo: Nesër Lukaku do këndojë në San Siro

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 17:09
Antonio Conte

Trajneri i Interit, Antonio Conte, i është përgjigjur trajnerit të Milanit, Stefano Pioli, i cili deklaroi se ai do mbështesë Ibran gjithmonë.

Milani dhe Interi do të ndeshen nesër në orën 15:00 në kuadër të xhiros së 23-të të Serie A.

Pioli kishte deklaruar se në duelin ndërmjet Ibras dhe Lukakut, ai gjithmonë do mbështesë 39 vejçarin. Ibra do të paraqitet në Sanremo, ku do të jetë bashkëprezantues në spektaklin muzikor.

Conte në anën tjetër u pyet se a do të marrë pjesë Lukaku në Sanremo, dhe italiani dha një përgjigje mjaft interesante.

“Ky është një derbi i ndryshëm për dallim prej atyre të viteve të kaluara sepse renditja tabelare është ndryshe”, tha ai.

“Jemi duke folur per dy skuadra me nivel të lartë. Mendoj që është një kënaqësi për Milanon të ketë këso lloj ndeshje në qytet”, shtoi ai.

“Luajmë ndaj një skuadre të fortë, formacioni? Kam ende tre dyshime, nuk e di do shohim”, tha Conte.

Ai u pyet se a do ta dërgojë Lukakun në Sanremo.

“Do të këndojë mjaft nesër në San Siro”, përfundoi Antonio Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat