Bardhi me Levanten lënë gojëhapur liderin e Spanjës 

Futboll

Bardhi me Levanten lënë gojëhapur liderin e Spanjës 

Nga: K.Goca Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 18:10
Bardhi me Levanten lënë gojëhapur liderin e Spanjës 

Levante lë gojëhapur Atletico Madridin, duke e gjunjëzuar me rezultat 2:0 në stadiumin "Wanda Metropolitano" në Madrid. 

Futbollistët Morales dhe de Frutos janë kreatorë të fitores me golat që realizuan në minutën e 30-të përkatësisht 90+4. 

Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, u paraqit titullar dhe me shokë importuan pikë të plota nga një terren i vështirë, ndaj liderit të kampionatit të Spanjës. 

Pas 24 jave Atletico kryeson me 55 pikë, ka 6 më shumë se Real Madridi dhe 9 se Barcelona, ndërsa Levante ngjitet në pozitën e 8-të me 31 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat