Zidane në hall

Futboll

Zidane në hall

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 18:35
Zidane në hall

I gjendur përballë vështirësive për shkak të dëmtimit të shumë futbollistëve, trajneri Zinedin Zidane ka vendosur që të grumbullojë 5 futbollistë nga akademia.

Ai ka përfshirë në listën e lojtarëve për duelin kundër Valladolidit Çustin, Miguelin, Arribasin, Blankon dhe Hugo Duron.

Skuadra do të përballet mbrëmjen e sotme në Zorija në orën 21:00.

Madrilenët janë të detyruar që të mos humbasin pikë dhe të vazhdojnë të ruajnë ecurinë pozitive të javëve të fundit për shkak se Atletiko mund të shkëputet më shumë dhe të sigurojë titullin kampion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat