Juventusi kalon edhe Barcelonën

Futboll

Juventusi kalon edhe Barcelonën

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 18:55
Juventusi kalon edhe Barcelonën

“Depai do të largohet në fund të sezonit nga Lioni dhe na vjen keq që do të humbim një futbollist të klasit botëror, për më shumë me parametër zero”.

Kanë qenë këto fjalët e shprehura dje nga ZhanMishel Ola, presidenti i klubit francez, i cili gjithsesi i uron më të mirën yllit të tij.

Dhe për sulmuesin holandez, edhe pse të gjitha kartat deri pak muaj më parë të dërgonin në një akord me Barçën, duke parë krizën që ka kapluar spanjollët, të gjithë janë të sigurt se tashmë zgjedhja më e mundshme për Depain është Juve.

“Zonja” është hedhur totalisht në sulm për “Tulipanin” dhe është gati t’i ofrojë një pagë që së bashku me bonuset mund të prekë 10 milionë euro në sezon, ndërsa Barcelona kishte arritur deri te 6 milionët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat