Kombëtarja e femrave nis grumbullimin, Grima: Testojmë gjendjen e grupit

Futboll

Kombëtarja e femrave nis grumbullimin, Grima: Testojmë gjendjen e grupit

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 18:58
Kombëtarja e femrave nis grumbullimin, Grima: Testojmë gjendjen e grupit

Kombëtarja shqiptare e femrave do të nisë të dielën një grumbullim 7-ditor në Ulqin të Malit të Zi. Trajneri i përfaqësueses kuqezi, Armir Grima, ka ftuar 23 futbolliste, nga të cilat vetëm një prej tyre aktivizohet jashtë, ndërsa të tjerat luajnë në kampionatin shqiptar.

Duke folur për FSHF.org në lidhje me këtë grumbullim, tekniku Grima është shprehur se qëllimi kryesor i këtij grumbullimi është për të parë gjendjen e lojtareve dhe evidentimin e elementëve cilësorë për të ardhmen.

“Sigurisht ne e kemi planifikuar prej kohësh këtë grumbullim, pasi në mungesë të aktiviteteve ndërkombëtare për këtë periudhë është e rëndësishme që të shohim gjendjen e skuadrës dhe lojtareve në veçanti.

Image

Lista

Përveç disa futbollisteve që kanë qenë vazhdimisht pjesë e kombëtares A ne kemi ftuar edhe disa të reja, që aktivizohen në kampionatin shqiptar, në mënyrë që të mund të përzgjedhim edhe elementë cilësorë për të ardhmen.

Gjithashtu, në listë është edhe mesfushorja 19-vjeçare Luana Zajmi, e cila aktivizohet në kampionatin e Sllovenisë me skuadrën e Promurjes. Duke qenë se ajo kishte mundësi të na bashkohej në këtë moment ne vendosëm ta ftonim për ta parë në aksion me Kombëtaren A”, – thotë Grima. Ky grumbullim mbyllet më datën 28 shkurt.

Kombëtarja e femrave mbylli dhjetorin e kaluar një fushatë të suksesshme në eliminatoret e kampionatit Europian, duke treguar përmirësim të ndjeshëm qoftë në rezultate, qoftë në cilësinë e futbollit. Një tregues i qartë se futbolli i femrave vazhdon të bëjë progres tashmë edhe në rrafshin ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat