Kamberi në formë, me skuadrën e Aberdinit kurorëzohet si lojtari i ndeshjes

Futboll

Kamberi në formë, me skuadrën e Aberdinit kurorëzohet si lojtari i ndeshjes

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 19:29
Kamberi në formë, me skuadrën e Aberdinit kurorëzohet si lojtari i ndeshjes

Florian Kamberi rikthehet në formën e tij më të mirë.

Pas aventurës jo shumë pozitive në Zvicër, sulmuesi shqiptar po bën paraqitje dinjitoze me skuadrën e Aberdinit edhe ndaj Sëlltikut por edhe në sfidën e sotme ndaj Kilmarnokut, ku Aberdin triumfuan minimalisht 1:0.

Kamberi pas ndeshjes ndaj Kilmarnokut është kurorëzuar si njeriu i ndeshjes, një vlerësim i madh ky për sulmuesin shqiptar pasi ka pak kohë që i është bashkuar skuadrës së Aberdinit dhe është ambjentuar më së miri duke patur një impakt të menjëhershëm me kampionatin skocez.

Vlen të theksohet se për Kamberin kjo ishte ndeshja e tretë me fanellën e skuadrës së Aberdinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat