Aksident i rëndë, drejtori i klubit në gjendje kritike për jetën

Futboll

Aksident i rëndë, drejtori i klubit në gjendje kritike për jetën

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 20:33
Aksident i rëndë, drejtori i klubit në gjendje kritike për jetën

Drejtori i klubit të Cagliarit, Andrea Kosu ka pësuar aksident të rëndë automobilistik ditën e sotme në Sardenjë.

Sipas mediave italiane, 40-vjeçari u përplas në rrugën Statale 554 në Selargius të Sardenjës.

“Sky Sport Italia” shton se ish-mesfushori ka pësuar fraktura në kokë dhe në pjesët e tjera të trupit. Ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Andrea Kosu ka luajtur gjatë karrierës me Veronën, Olbianin, por spikati si futbollist i Kaljarit.

Pas tërheqjes nga futbolli, Kosu u emërua drejtor sportiv i Cagliarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat