​Ancelotti tregon se si e përgatiti ekipin për ta gjunjëzuar Liverpoolin

Futboll

​Ancelotti tregon se si e përgatiti ekipin për ta gjunjëzuar Liverpoolin

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 21:23
Carlo Ancelotti

Evertoni ia ka shkaktuar humbjen e katërt radhazi Liverpoolit në kampionat duke e mposhtur skuadrën e Jurgen Klopp me rezultat 2-0 në “Anfield Road” dhe kështu është barazuar me pikë me “The Reds”, pra nga 40 sosh.

Pas ndeshjes, trajneri italian Carlo Ancelotti komentoi fitoren e skuadrës së tij ku edhe zbuloi taktikat që përdori për ta mposhtur Liverpoolin.

“Unë jam shumë i kënaqur për klubin dhe tifozët. Shpresoj me siguri që ata do të festojnë sonte. Ishte një performancë e mirë. Shumë luftë dhe shpirt. Jam vërtet i lumtur.”, tha Ancelotti për “Sky Sport”

"Ne kemi luajtur me dy sulmues, James Rodriguez dhe Richarlison dhe kemi luajtur me Seamus Coleman për të rregulluar pozicionin e Robertson dhe katër lojtarë në mbrojtje për të kontrolluar treshen Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino.”

"Ne donim të shmangnim presionin nga Liverpooli. Ne e dimë që ata bëjnë shumë preison por ndonjëherë kemi pasur mundësinë edhe të luajmë lojën tonë. Richarlison është kthyer. Ai po shënon dhe po luan me shumë qëndrueshmëri. Ai e ka atë cilësi.”

“Ne duhet të gjejmë më shumë qëndrueshmëri në shtëpi dhe po punojmë për këtë. Ne po luftojmë për Evropën dhe tani jemi në një pozitë të mirë. Ky lloj i performancës ndihmon për të përmirësuar besimin e ekipit.”, tha në fund Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat