​Klopp flet për lëndimin e Handerson: Nuk është mirë

Futboll

​Klopp flet për lëndimin e Handerson: Nuk është mirë

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 21:38
Jurgen Klopp

Jordan Henderson i ka shtuar shqetësimet e Liverpoolit duke u dëmtuar në ndeshjen kundër Evertonit dhe menaxheri Jurgen Klopp zbuloi se ishte një problem në ijë që nuk dukej mirë.

Reprezentuesi i Anglisë e mori topin nga Abdoulaye Doucoure por menjëherë ra në tokë nga dhimbja që ndjeu.

Ai mori trajtim dhe u përpoq të luante, por u zëvendësua pak më vonë nga Nat Phillips.

Kur u pyet nga “Sky Sports” për të siguruar një azhurnim mbi dëmtimin e Henderson, Klopp tha: "Muskuli te rajoni i aduktorit, kështu që nuk është mirë.”

"Ne nuk e dimë saktësisht, është rajoni i ijëve, i aduktorit, pjesën tjetër do ta dimë nesër", shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat