Dortmund dëshiron të shes Sanchon që ta mbaj Haaland

Futboll

Dortmund dëshiron të shes Sanchon që ta mbaj Haaland

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 22:51
Dortmund dëshiron të shes Sanchon që ta mbaj Haaland

Dortmund dëshiron të shes Sanchon që ta mbaj Haaland

Të dy lojtarët janë duke u lidhur me një transferim larg Dortmundit.

Skuadra gjermane Borussia Dortmund preferon të shesë Jadon Sanchon dhe të mbaj Erling Haaland këtë verë, raporton “Bild”.

Shumë skuadra të mëdha evropiane janë duke i monitoruar dy yjet e Dortmundit, por këta të fundit kanë më shumë dëshirë të mbajnë sulmuesin norvegjez, përcjell KosovaPress.

Sancho ka kohë që është duke u lidhur me një transferim të mundshëm në Premier Ligë, ku skuadra që ka shprehur interesim serioz në shërbimet e tij është ajo e Manchester United.

Për Haaland, interesim kanë shprehur Real Madrid, Chelsea, Liverpool, por Dortmundi po planifikon të mbaj tinejxherin edhe për një sezon në radhët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat