Arsenali i cakton çmimin e largimit Guendouzit

Futboll

Arsenali i cakton çmimin e largimit Guendouzit

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 08:38
Matteo Guendouzi

Matteo Guendouzi është larguar nga Arsenali si huazim te Hertha Berlin deri në fund të këtij edicioni.

Huazimi në elitën e futbollit gjerman i ka bërë mirë mesfushorit francez që po kalon nëpër një formë shumë të mirë.

21-vjeçari po luan rregullisht te klubi nga kryeqyteti gjerman dhe është bërë njëri nga lojtarët kryesorë.

Në 16 ndeshjet e zhvilluara këtë sezon, Guendouzi ka shënuar edhe dy gola duke asistuar në një tjetër.

Megjithatë lojtari nuk do të rikthehet në Arsenal për edicionin e ri, pasi nuk është vlerësuar sa duhet.

Francezi i talentuar dëshiron ta vazhdoj karrierën larg Londrës dhe Arsenali tanimë i ka caktuar edhe çmimin e largimit.

Topçinjtë do ta lejojnë largimin e lojtarit vetëm nëse vije ndonjë ofertë mbi 30 milionë euro.

Hertha Berlin dëshiron të nënshkruajë marrëveshje afatgjate me të, por për Guendouzin në garë janë edhe skuadra tjera si PSG, Sevilla, Roma, Lyon dhe RB Leipzig. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat