Shpëtoi 28 herë portën, për 23 vjeçarin Cardenas po flet gjithë bota

Futboll

Shpëtoi 28 herë portën, për 23 vjeçarin Cardenas po flet gjithë bota

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 09:01
Dani Cardenas

Atletiko Madrid u shtang në fushën e vet në ndeshjen me Levanten, teksa humbi me rezultatin 0 me 2, duke i lënë hapësirë Realit që të afrohet e të ngushtojë me 3 pikë diferencën. Ndërkohë që vendi i tretë, Barcerlona është 9 pikë pas, dhe luan sot.

Po çfarë ka bërë përshtypje në ndeshjen e kryesuesve të La Ligës, kundër modesteve të Levates, ishte portieri Dani Cardenas, i cili ka shpëtuar 28 herë portën e tij.

Plot 28 raste për gol krijoi Atletiko me Felix, Suarez dhe të tjerët, por nuk ja dolën dot.

Ndaj për portierin 23 vjeçar po flitet sot në gjithë botën.

Sulmi i furishëm i Atletikos erdhi gjithë pjesën e dytë në përpjekje për të barazuar e përmbysur.

Dhe në sekondat e fundit, teksa portieri i skuadres vendase kishte ardhur në ndihmë të shokëve për një goditje këndi në përpjekje të dëshpëruar për të marrë të paktën një pikë, aksioni merr për ters dhe sulmuesi i Levantes nuk e pati të vështirë të dyfishojë teksa fusha ishte bosh, dhe po ashtu edhe porta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat