Pasojat nga COVID-19, vdes nëna e Ronaldinhos

Futboll

Pasojat nga COVID-19, vdes nëna e Ronaldinhos

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 09:10
Ronaldinho

Nëna e futbollistit brazilian, Ronaldinho, është viktima e fundit nga COVID-19.

Nëna e ish-futbollistit të Barcelonës, Ronaldinho ka ndërruar jetë sot, mediat braziliane kishin raportuar se ajo kishte rezultuar pozitive me COVID-19 në fund të vitit 2020.

Dona Miguelina, 71 vjeçare, u shtrua në spital pasi doli pozitive me COVID-19 në dhjetor, në qytetin Porto Alegre.

Ronaldinho u rikthye në Brazil në vitin 2011, ai në vitin e fundit u bë protagonist i një ngjarje ku përfundoi në një burg në Paraguay.

Këtë të Shtunë, Brazili tejkaloi shifrën e 245 mijë vdekjeve nga COVID-19, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara tashmë tejkalon 10 milionë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë braziliane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat