Milan-Inter, Conte: Kam akoma tre dyshime. Lukaku, në Sanremo? Preferoj të këndojë në San Siro

Futboll

Milan-Inter, Conte: Kam akoma tre dyshime. Lukaku, në Sanremo? Preferoj të këndojë në San Siro

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 10:05
Antonio Conte

“Do të jetë një derbi ndryshe nga e kaluara, duke parë se është për vendet e para të renditjes dhe që duhet fituar për të vazhduar punën e mirë”.

Kështu ka filluar konferenca për shtyp e Antonio Conte-s, trajneri i Inter-it, në rag të derbit kundër Milan-it.

“Momenti që po kalojmë duhet të na japë një entuziazëm dhe dëshirë më të madhe. Milan është i fortë dhe për ne do të jetë një provë e rëndësishme”, ka thënë Conte.

“Dy skuadrat do të kërkojnë fitoren dhe arbitri i zgjedhur për ndeshjen është shumë i mirë dhe nuk shikoj asnjë arsye pse duhet të jetë një derbi nervoz”.

“Për sa i takon formacionit, kam akoma tre dyshime. Eriksen po përmirësohet, tani kemi më shumë kohë për të punuar. ka bërë përparime dhe kjo është një gjë e mirë për të gjithë. Një fitore e jona nuk ndryshon shumë në renditje, duke parë se mungojnë edhe 16 ndeshje”.

“Lukaku si Ibra në San Siro? Preferoj që të këndojë nesër në San Siro”, ka përfunduar Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat