Emrat e 4 trajnerëve që mund ta zëvendësojnë Kloppin

Futboll

Emrat e 4 trajnerëve që mund ta zëvendësojnë Kloppin

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 11:25
Emrat e 4 trajnerëve që mund ta zëvendësojnë Kloppin

Liverpooli ka regjistruar katër humbje radhazi në Premier Ligë dhe stoli i Jurgen Kloppit tashmë ka filluar të luhatet.

Kampioni në fuqi anglez është duke u përballur me lëndime të shumta në këtë sezon dhe kjo mund të jetë një nga arsyet e rezultateve të dobëta.

Megjithatë, tani ka filluar të raportohet edhe për largimin e Jurgen Kloppit, i cili është emëruar trajner në tetor të vitit 2015.

Nga mediat angleze raportohet se tashmë ka katër trajnerë si opsione për ta zëvendësuar gjermanin.

Bëhet fjalë për Lucien Favren, Massimilano Allegrin, Julian Nagelsmannin dhe Steven Gerrardin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat