Seedorf: Në Evropë ka diskriminim racor ndaj trajnerëve me ngjyrë

Futboll

Seedorf: Në Evropë ka diskriminim racor ndaj trajnerëve me ngjyrë

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 11:33
Seedorf: Në Evropë ka diskriminim racor ndaj trajnerëve me ngjyrë

Ish-mesfushori i Real Madridit, Interit dhe Milanit, Clarence Seedorf ka deklaruar se futbolli evropian është diskriminues ndaj trajnerëve me ngjyrë.

Clarence Seedorf beson se nuk ka mundësi të barabarta në futbollin evropian për trajnerët me ngjyrë.

Seedorf i cili njihet për kohën e tij kur ishte futbollist, ishte njëri nga futbollsitët kryesorë të Milanit dhe Kombëtares holandeze. Ai u shpreh se mundësitë nuk janë të barabarta sa i përket trajenrëve me ngjyrë në Evropë.

“Pendimi im i vetëm është që kam pasur një marrëveshje me Milanin për të filluar në qershor. Por, unë pranova të filloja më herët dhe nuk mund të vazhdoja pas përfundimit të sezonit”, tha holandezi.

“I pranova ofertat e tjera për të provuar vlerën time. Unë duhej të rrezikoja sepse nuk kisha pasur shumë mundësi dhe e dimë pse”, shtoi ai.

“Kam luajtur 12 vjet në Itali, pavarësisht se kam bërë një punë të shkëlqyeshme, nuk kam marrë asnjë telefonatë nga atje”, u shpreh ai.

“Hollanda është vendi im, përsëri, asnjë thirrje. Cilat janë kriteret e përzgjedhjes? Pse kampionët e mëdhenj nuk kanë asnjë shans në Evropë ku shkruajnë faqe të historisë së futbollit?”, tha 44 vjeçari.

“Pse Vieira duhet të shkojë në New York dhe Henry në Kanada? Për trajnerët nuk ka mundësi të barabarta, nëse shikojmë shifrat, nuk ka njerëz me ngjyrë në pozitat e trajnerëve në Evropë”, tha Seedorf.

“Është diçka që shqetëson të gjithë shoqërinë. Të gjithë, veçanërisht ata që mund të ndryshojnë gjërat, duhet të ndiejnë përgjegjësinë për të krijuar një botë meritokratike dhe të mbajnë të gjitha dyert e hapura nëse aspirojnë për përsosmëri. Rezultatet më të mira mund të vijnë nga llojllojshmëria”, përfundoi Clarence Seedorf.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat