Talenti 20-vjeçar bëhet “molla e sherrit”

Futboll

Talenti 20-vjeçar bëhet “molla e sherrit”

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 11:38
Talenti 20-vjeçar bëhet “molla e sherrit”

Interi dhe Arsenali kanë nisur të mendojnë për merkaton e verës, me drejtuesit që kanë piketuar emrat e parë. Klubi zikaltër dhe “Topçinjtë” e Londrës duket se do të kenë një sfidë të ashpër në afatin kalimtar, pasi në listën e dëshirave të tyre është i njëjti emër, Odilon Kossounou.

Talenti 20-vjeçar ka spikatur me fanellën e Club Brugge, që e bleu nga Hammarby për gati 4 milionë euro.

Mbrojtësi është paraqitur mjaft mirë në Belgjikë dhe në Kupat e Europës dhe interesimet e para kanë nisur.

Wolves gjithashtu kërkon shërbimet e lojtarit nga Bregu i Fildishtë, por Inter dhe Arsenal duket se janë më konkretë. Kartoni i Kossounou kushton rreth 10 milionë euro, megjithëse nuk përjashtohet fakti se kjo shifër mund të rritet akoma më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat