Uzuni abonohet me golin në Hungari

Futboll

Uzuni abonohet me golin në Hungari

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 11:40
Uzuni abonohet me golin në Hungari

Një tjetër futbollist i Kombëtares shqiptare po tregon një formë të shkëlqyer me klubin.

Sulmuesi Myrto Uzuni ka shënuar edhe këtë javë në kampionatin elitar të Hungarisë, duke ndihmuar skuadrën e tij Ferencvaros të fitojë me rezultatin 1-0 ndaj Honved në takimin e luajtur të shtunën mbrëma.

Futbollisti i talentuar realizoi në minutën e 56-të, pasi goditi saktë me të djathtën në hyrje të zonës e duke e dërguar topin në cepin e portës. E pamundur për portierin që të shmangë golin.

Duhet theksuar se ky ishte goli i tetë në kampionat për Uzunin në kampionatin hungarez, me sulmuesin që vazhdon të tregojë një formë konstante.

Shqiptari ka luajtur 16 ndeshje me Ferencvaros këtë sezon, 13 nga të cilat i ka nisur si titullar,  dhe ka një mesatare prej 1 goli në çdo 141 minuta.

Ferencvaros vazhdon kështu të kryesojë bindshëm kampionatin, ndërsa Myrto Uzuni vijon të bindë me paraqitjet e tij të mira në këtë skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat