Një fenomen i ri po shkëlqen në Brazil

Futboll

Një fenomen i ri po shkëlqen në Brazil

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 11:41
Një fenomen i ri po shkëlqen në Brazil

Ajaxi bleu një vit më parë nga Sao Paulo një talent si Antony, i cili u mor për 16 milionë euro dhe po ecën mjaft mirë me “Harkëtarët”, teksa është një lojtar kryesor i formacionit të trajnerit Ten Hag.

Të njëjtën strategji si Antony, duket se holandezët kërkojnë ta ndjekin edhe me Claudinho, ylli më i ri i futbollit brazilian, i cili këtë sezon ka shkëlqyer me fanellën e Red Bull Bragantinos.

24-vjeçari kërkohet edhe nga Leipzig, pronarët e të cilit zotërojnë edhe klubin e Bragantinos.

Sidoqoftë, një ofertë prej 15 milionë eurosh mund të bindë Red Bullin që të heq dorë nga shërbimet e brazilianit. Claudinho këtë sezon ka shkëlqyer, ku edhe pse luan në një ekip që është në mesin e tabelës së renditjes ka shënuar plot 17 gola dhe ka dhuruar 6 asiste. Në rast se Ajax finalizon blerjen e tij do të jetë padyshim një goditje shumë e zgjuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat